Wolves drejt rinovimit me  Adama Traore-n

Wolves drejt rinovimit me Adama Traore-n

Suksesi i arritur me një skuadër të dorës së dytë në Premier League si Wolves e ka vënë Adama Traoren në fokusin e disa skuadrave të njohura në këtë kampionat . Të vetëdijshëm për rëndësinë e spanjollit në skemat e Nuno Espirito Santos , drejtuesit e anglezëve kanë menduar përmirësimin e pagës për  sulmuesin potent në mënyrë që të evitojnë çdo pakënaqësi të mundshme gjatë rrugës  . Sipas  ‘ The Sun ‘ britanikët duan të rikompensojnë sakrificat e 25 vjeçarit me një zgjatje kontrate për 4 vitet e ardhshme kundrejt një  page prej  140 mijë eurosh  në javë e cila do ta shëndërronte në lojtarin më të paguar të Wolverhampton .

Në fakt nëse merret në konsideratë rendimenti i  shfaqur nga Adama Traore , kjo shifër konsiderohet llogjike dhe do të evitonte  interesin e Liverpoolit dhe Tottenhamit për të ashtuquajturin ‘’ La Flecha ‘’.  Ishi i Middlesbrough është i  domosdoshëm për portugezin Nuno Espirito Santo  i cili ka arritur të formojë një skuadër shumë simpatike dhe një kundërshtar për tu respektuar  në Premier League dhe më gjerë  .

Aktualisht vlera e kartonit të Adama Traores arrin 50 milionë eurot por  drejtuesit e Wolverhampton janë duke i përshpejtuar negociatat në funksion të qëndrimit të  sulmuesit nga Barcelona në  ‘’ Molineux ‘’ .

 Kjo çështje pritet të marrë zgjidhje javën e ardhshme për arsye se Adama Traore është i grumbulluar me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas  ‘’ në eleminatoret e Botërorit të Katarit dhe nëse kjo histori do të ketë fundin e lumtur sulmuesi potent do të përfitonte më tepër se Joao Moutinho dhe  Ruben Neves.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy