Behari: Zekiç kishte oferta më të mira, por zgjodhi Partizanin

Behari: Zekiç kishte oferta më të mira, por zgjodhi Partizanin

Trajneri Ardi Behari, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se trajneri Zoran Zekiç kishte oferta më të mira se Partizani, por i zgjodhi këta të fundit si një sfidë. Referuar skuadrave që nuk kanë zgjedhur ende trajnerët për sezonin e ri, Behari deklaroi se është shenjë e mirë, pasi tregon se skuadrat janë të matura për të mos gabuar. “Skuadrat që nuk janë në Europë, kanë kohën e mjaftueshme për trajnerin. Teuta ka pasur kontakte me Longon, mesa kemi lexuar. Te Dinamo nuk di të ketë një konfirmim për trajnerin Mehmeti. Kanë përfunduar sezonin dhe nuk kanë konfirmuar stafin. Për mua është shenjë e mirë që skuadrat janë të matura për të mos gabuar. Vllaznia është kthyer në një kantier të madh, ku ka pasur shumë largime. Në dijeninë time, Zekiç kishte oferta më të mira se Partizani, por e ka zgjedhur si një sfidë të madhe edhe për veten e tij. Ndoshta edhe për paraqitjen në Champions League,. Për çdo trajner do të ishte shumë, pjesëmarrja nëe Champions League dhe pse jo të ketë sukses aty. Këtu shtohet një yll në CV e çdo trajneri. Pjesëmarrja aty, i ngjitet edhe emrit të madh të Partizanit. Por sigurisht edhe insistimi i klubit, bindja që i kanë bërë për ta sjellë këtu. Do disiplinë në fushë. Po flasim për kampionët, nuk ekziston të ketë problematika. Disiplina në fushë, është interpretimi i ndeshjes, intensiteti, mos dalja nga detyra. Nuk është disiplina, si e kuptojmë ne: ‘Rri urtë, mos fol’.”, tha Behari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy