
Elesid Hysaj po arrin që të bëjë për vetë të gjithë skeptikët që nuk besonin tek aftësitë e tij në momentin që u transferua tek skuadra e Napolit. Në rrjetet sociale faqja “Napoli America” që ka qenë një nga kritiket më të forta të mbrojtësit shkodran, tashmë ka pranuar se paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse.



