
Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku duan të mbrojnë titullin kampion, të fituar në kampionatin e fundit. Një nga protagonistët e sezonit të kaluar, ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Në prononcimin për mediat italiane, Rrahmani deklaroi se është krenari ta nisësh sezonin si kampion, por shtoi se skuadra tashmë e di se kanë më shumë përgjegjësi. “Është krenari të fillojmë sërish këtë sezon të ri si kampionë të Italisë. Pas 33 vitesh fituam titullin dhe e dimë që tani kemi edhe më shumë përgjegjësi. Ndeshja më e mirë? Patjetër 5-1 ndaj Juventusit në Maradona. Kur mundëm Atalantën në shtëpi, e kuptuam vërtet se kishim mundësi të fitonim titullin.”, u shpreh Rrahmani.



