Asensio në radarët e Arsenalit

Asensio në radarët e Arsenalit

Pas një sezoni të dështuar i cili ia mohoi mundësinë e pjesëmarrjes në Europë , Arsenali  po rikuperon pak e nga pak forcat në këtë merkato verore të cilën kërkon ta finalizojë me sukses .  ‘’ Topchinjtë ‘’ tanimë i kanë hedhur grepat në Spanjë ,  pikërisht tek Real Madridi dhe janë interesuar për Marco Asension .  Sipas  ‘’ The Sun ‘’  Arsenali është i gatshëm ti bëjë një ofertë interesante spanjollëve për t’ia vjedhur pilarin e mesfushës , operacion që shikohet si shumë i vështirë  për vetë faktin se  25 vjeçari është shëndërruar në një pikë referuese tek kryeqytetasit , fakt që mund të rezultojë determinant për qëndrimin  në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.  

Megjithatë  gjërat do të  konceptoheshin ndryshe nëse dëshira e lojtarit do të jetë fillimi i një tjetër aventure  dhe Arsenalit do ti duhej ti plotësonte kërkesat  e spanjollëve .

Duhet theksuar se ndër vite  Marco Asensio është pezulluar nga dëmtimet e njëpasnjëshme , fakt që ka ndikuar automatikisht në rënien e rendimentit  por Carlo Ancelotti është i sigurtë  se me fillimin e sezonit të ri  kjo histori do të marrë fund .  Me rëndësi për tu është se për shërbimet e tij luftojnë edhe katër pretendentë të Premier Leagues  duke ia vështirësuar objektivin ‘’ The Gunnersave ‘’.    

Nëse sigurohet qëndrimi tek Real Madridi në sezonin që është në prag të fillimit,  Marco Asensios do ti duhet të justifikojë besimin e një ndër figurave  më të famshme  të trainingut i cili kërkon ta rikthejë këtë ekip në atë të disa viteve më përpara në të cilat mbretëroi në futboll . 

7 ndeshje dhe 2 asiste në 48 ndeshje janë një indikator se gjithçka mund të marrë një tjetër rrjedhë në të ardhmen  sepse mesfushori i mirënjohur është i rrethuar nga lojtarët më të mirë në qarkullim .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy