Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kampionatit, ndaj Sevillas.
Në një deklaratë të klubit madrilen, thuhet se spanjolli, ka dëmtuar ligamentet, por nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit.
“Pas ekzaminimeve mjekësore, vihet re një dëmtim në ligamentet anësore të gjurit të djathtë. Koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar.”
E sigurt është mungesa e Moratës ndaj Interit në ndeshjen e parë në Champions League, të vlefshme për fazën e 1/16-ve.



