
Mjeku Petrit Vargu, referuar eliminimit të Spanjës mga Botërori, u shpreh se marokenët kanë një urrejtje të madhe për spanjollët dhe presioni ishte i madh.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, Vargu u shpreh se Maroku e kishte ndeshjen e jetës dhe kjo i karikoi ata.
Spanja ishte një turmë me talente, jo të mirëorganizuar. Enrique shpesh ka lënë vepra për gjysmë. Është trajner i mirë, por edhe te Barcelona, apo edhe punët e tjerat i ka lënë për gjysmë.
Maroku kishte një ngarkesë shumë të madhe. Maroku ka një presion të madh nga Spanja, i ka marrë tokat në të kaluarën. Në Marok janë dy qytete spanjolle. Marokenët kanë një urrjetje të madhe për Spanjën. Kjo i karikoi lojtarët. Kishin ndeshjen e jetës. Unë mendoj se e arritën qëllimin e tyre. Nuk kanë më skuadër për të ecur përpara.



