
Mungesa e theksuar e protagonizmit tek Paris St Germain në sezonin aktual, e ka vënë në pikpyetje qëndrimin e Fabian Ruiz në “ Parque de Prince ‘’ .
Dihet se ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë në dispozicion lojtarë që bëjnë diferencën në çdo sfidë dhe spanjolli nuk ka mundur dot ta bindë trainerin Christophe Galtier.
Kjo konsiderohet arsyeja e largimit të mundshëm nga francezët gjatë verës, për të cilin ka trokitur në derë Atletico Madridi.
Për ishi-n e Real Betisit është i domosdoshëm aktivizimi në çdo sfidë dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ ja kanë hapur dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’, për të harruar sa më shpejt eksperiencën jo të mirë tek kuq e blutë.
Kalimi i mundshëm tek Atletico Madridi pritet ti kushtojë 50 milionë euro xhepave të Enrique Cerezos por drejtuesit kanë menduar të përfshijnë në këtë operacion mesfushorin Saul Niguez për ta reduktuar këtë shifër , por duhet parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së verës , e cila do të startojë në 1 korrik.



