Me rikthimin e Cristiano Ronaldo-s edhe Juventus është kthyer të fitojë në Seria A pasi kampionët e Italisë kanë mposhtur 1-4 Spezia-n.
Zonja e Vjetër e nisi me gol që në minutën e 14 me Morata-n, por pjesa e parë u mbyll në paqe pasi vendasit baraspeshuan gjithçka. Në fraksionin e dytë të lojës Ronaldo do të merrte vendin e Dybala-s si zëvendësues dhe nuk vonoi shumë para se të realizonte. Më tej fituesi i pesë herë Topit të Artë do të shënonte edhe golin e dytë personal, por më herët Rabiot kishte dërguar shifrat në 1-3.
Te fitoret është kthyer edhe Lazio që ka marrë një trepikësh mjaft dramtikë në fushën e Torino-s. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka fituar me përmbysje 3-4 falë dy golave të Immobile dhe Caisedo pas minutës së 95.



