
Barcelona nuk do i luajë në “Cam Nou”, ndeshjet për sezonin 2023-2024. Stadiumi i katalanasve do i nënshtrohet një rikonstruksioni dhe për sezonin 2023-2024, do të jetë i mbyllur.
Në këtë situatë, Barcelona, ndeshjet në shtëpi, do i luajë në një tjetër stadium. Ndeshjet si vendas, katalanasit do i luajnë në stadiumin Olimpik të Montjuic, me një kapacitet prej afro 60 mijë vendesh.
Punimet në “Camp Nou” do të nisin që verën e këtij viti, por përsëri tifozët do të lejohen, ndërsa vitin e ardhshëm do të mbyllet gjithçka, për t’u zhvendosur në stadiumin Olimpik. “Camp Nou” pritet të jetë i përfunduar për sezonin 2025-2026.



