Luftë titanësh për Fabian Ruiz

Luftë titanësh për Fabian Ruiz

 

 Mesfushori Fabian Ruiz është një ndër të shumtit lojtarë që akoma nuk ka arritur akordin me Napolin dhe në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ ka filluar të ndihet frika për largimin e mundshëm të tij.

Ky fakt e dërgon drejt një historie ndryshe spanjollin për të cilin kanë hapur thesin disa ekipe me  emër  pavarësisht se ishi i Betis e finalizon kontratën me bardhekaltërit në  2023- shin .

Gjithsesi vera e ardhshme do të jetë shansi i fundit i italianëve për tu fuqizuar me shitjen e 25 vjeçarit për të cilin do të zhvillohet një luftë që ja vlen të ndiqet .

Në verën e 2018- tës napoletanët investuan 30 milionë euro për Fabian Ruiz dhe ishi i Betisit në çdo sezon ka fituar edhe më tepër rëndësi dhe është shëndërruar në një element kyç në skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti .

 Kreu i presidencës Aurelio Di Laurentis  e ka shumë të qartë se çdo të thotë përfshirja e Fabian Ruiz në 11-shen e ndërtuar nga italiani dhe në të kaluarën përcaktoi 100 milionë euro për largimin e tij nga bardhekaltërit, shifër e cila ka ardhur në rënie dhe Real Madrid , Barcelona , Newcastle , apo Inter i kanë shpallur luftë njëra -tjetrës për një lojtar që e meriton një vlerësim të tillë .

Nëse ‘’ Il Partenopei ‘’ nuk do të mund të sigurojnë qëndrimin e Fabian Ruiz , lufta në merkato do të mbetet e hapur ku s’përjashtohen edhe surprizat për faktin e pjesëmarrjes së ‘’ Las Urracas ‘’ , aktualisht klubi më i pasur në botë.

 Ishi i Real Betisit ka  fituar një rol shumë të rëndësishëm tek Napoli dhe në çdo sezon është ndjekur nga pretendentë tepër prestigjozë dhe s’duhet anashkaluar se mund të rezultojë një ndër protagonistët e merkatos së verës sepse është një lojtar që premton shumë për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy