Botman në radarët e Tottenhamit

Botman në radarët e Tottenhamit

Shpërthimi i Sven Botman me të drejtë e ka përfshirë në listën e klubeve si Newcastle apo Milan por orët e fundit edhe Tottenhami është futur në garë për hollandezin .

Rikthimi i Antonio Contes në Londër , këtë herë për përfaqësimin e ‘’ Gjelave ‘’ ka nga pas një përgjegjësi të madhe të drejtuesve  sepse tekniku nga Lecce vjen pas një suksesi historik me Interin dhe kërkon ta përsërisë edhe me ‘’ Spursat ‘’ .

22 vjecari   tregoi shumë shpejt aftësitë tek Lilla e cila shkroi historinë në Ligue 1 duke ulur nga froni Paris St Germain në sezonin e kaluar.

Garancitë që kërkon në prapavijë i ka gjetur tek Sven Botman , lojtar që sipas ‘ Telegraph ‘’  kryeson listën e gjatë të 52 vjecarit.

 Por problemi në këtë histori është kontrata e ishi-t të Heerenven me francezët që përfundon në 30 qershorin e 2025- tës dhe  kështu siç kanë shkuar gjërat është e vështirë të parashikohet destinacioni i të ardhmes .

 Mbërritja në ‘’ Pierre Mauroy ‘’ i kushtoi Lilles 8 milionë euro dhe shumë shpejt e nderoi akademinë e Ajaxit me përfaqësimet dinjitoze tek kampionët në fuqi të Ligue 1, të cilat e kanë shëndërruar në një domosdoshmëri në 11-shen e  Jocelyn Gourvennec duke ia rritur vlerën e kartonit deri në  30 milionë euro .

Për skuadrat e larpërmendura kjo shifër mund të përballohet pa shumë probleme por mbetet për tu parë se cila do t’ia mbushë më shumë syrin për të vijuar të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy