Tottenham Hotspuri, refuzon ofertën për Emerson Royal

Tottenham Hotspuri, refuzon ofertën për Emerson Royal

Pavarësisht se ekipet europiane e kanë marrë vëmëndjen më të madhe në merkaton dimërore, edhe përtej kontinentit të vjetër interesi nuk ka munguar.

Interesi i skuadrave në Arabinë Saudite sa vjen edhe po shtohet, duke patur parasysh faktin se potenciali në aspektin ekonomik është shumë i madh, fakt që është provuar me fillimin e eksperiencave nga shumë lojtarë, të cilët lanë gjurmë në Europë në të kaluarën.

Kësaj here drejtuesit e Al Nassr s’kanë patur sukses për transferimin e Emerson Royal, për të cilin sipas ‘ Daily Mail ‘ ato të Tottenham Hotspurit e refuzuan ofertën prej 13 milionë eurosh.

Vendimi i londinezëve tregon rëndësinë e 25 vjeçarit në skemat e Ange Postecoglou, edhe pse nuk është aktivizuar rregullisht.

Prioritet për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ mbetet qëndrimi i lojtarëve kyç ne ‘’ White Hart Lane ‘’, të cilët synojnë sukseset në të ardhmen.

Emerson Royal po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ Spursat ‘’ dhe gjatë eksperiencës po i rikonfirmon cilësitë e padiskutueshme të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy