
Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur para mediave. Një nga pyetjet e bëra për trajnerin spanjoll ishte edhe në lidhje më një rikthim të mundshëm të tij te Barcelona. Ai u shpreh se ka kontratë dhe kjo momentalisht nuk do të ndodhë.
“Unë nuk do të largohem nga Spanja sepse kam një kontratë, të cilën dua ta respektoj. Madje mendoj se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk e ka as numrin tim të telefonit”, u shpreh Enrique.



