
Në orët e fundit Bernardo Silva ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen.
Sigurisht portugezi prej kohësh pretendohej nga Barcelona por si duket do ta vijojë karrierën tek një tjetër ekip.
Mesfushori nuk është bindur nga projekti i së ardhmes së ‘’ Los Cules ‘’, as në aspektin sportiv dhe as në atë ekonomik.
Ishi i Monacos pretendohet edhe nga Galatasaray bashkë me Juventusin i cili mendon se i duhet edhe pak kohë për të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.
Kjo përgjigje i detyron automatikisht ‘’ Blaugranët ‘’ për të analizuar të tjera alternativa dhe s’mund të anashkalohet mundësia e të transferuarit në Turqi ose në Serinë A.
Sezoni aktual është i nënti për 31 vjeçarin në ‘’ Etihad Stadium ‘’, tek ish fituesit e Champions Leagues.
Objektivi i tij lidhet me konsolidimin e figurës tek një ekip elite duke marrë parasysh pagën dhe një projekt ambicioz me kryefjalë fitimin e titujve.
3 gola dhe 5 asiste në 50 sfida janë statistikat e nxënësit të Pep Guardiolas në sezonin aktual, i rëndësishëm edhe tek Portugalia e Roberto Martinezit.



