Tjetër pretendent për Sergio Ramos

Tjetër pretendent për Sergio Ramos

Tashmë janë bërë disa muaj që Sergio Ramos vijon të analizojë ofertat.

Spanjolli sigurisht ka zhvilluar një karrierë brilante, e shoqëruar me shumë tituj të rëndësishëm, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren.

Me 38 vite mbi supe kuptohet se është drejt metrave të fundit, për të cilin një tjetër pretendent ka shfaqur interes.

Pas interesit nga disa klube në Major Soccer League, Boca Juniorsit dhe në Arabinë Saudite, ai i rradhës është Rayados de Monterrey.

Drupal Ad

Drejtuesit e meksikanëve kanë avancuar me sukses deri më tani në lidhje me negociatat dhe në fakt në këtë kampionat ndër vite janë transferuar shumë lojtarë cilësorë, me një të kaluar në Europë.

Eksperienca e Sergio Ramos është shumë e madhe, i cili është konsideruar një referent në prapavijë dhe tashmë tifozeria e zjarrtë e Rayados de Monterrey ka filluar të entuziazmohet pasi është e ndërgjegjshme se flitet për një element tejet cilësor.

Andaluzi e finalizoi eksperiencën e fundit me ekipin e zemrës me 7 gola dhe 1 asist në 36 sfida dhe tashmë po përgatitet për sfidën e rradhës në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy