
Përveç Kombëtares A, në muajin nëntor do të ketë edhe 2 miqësore për Kombëtaren U-21. FSHF bën me dije se është konfirmuar tashmë miqësorja San Marino U2-Shqipëri U21, që do të luhet më datë 16.11.2022 në stadiumin kombëtar të San Marinos duke nisur nga ora 18:00 si edhe miqësorja Mal i Zi U21-Shqipëri U-21, që do të luhet më datë 20.11.2022 në stadiumin “Gradski” në Podgoricë duke nisur nga ora 13:00.
Të dyja ndeshjet do të luhen jashtë vendit, ndërsa trajneri i ekipit kuqezi, Alban Bushi ka sërish mundësi të provojë grupin që aktualisht në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të bëhen pjesë e Kombëtares U-21 në eliminatoret e ardhshme të Europianit të radhës.



