Cuadrado deklaron të ardhmen

Cuadrado deklaron të ardhmen

Tek Juventusi ka filluar puna në vigjilie të sezonit të ri, gjatë të cilit italianët do të tentojnë rikthimin aty ku e meritojnë. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka përjetuar luhatje gjatë tre sezoneve të fundit duke humbur ndjeshëm terren në Itali por pjesëmarrja në Conference League në sezonin vijues sigurisht konsiderohet një ngushëllim . Një ndër prioritetet e bardhezinjve për merkaton është qëndrimi i Juan Cuadrados në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , kontrata e të cilit përfundon në 30 qershor por qëllimi i kolumbianit është vijimësia tek Juventusi. Mbi të ardhmen , mësfushori ka deklaruar : “ Gjatë kohëve të fundit kam patur një ofertë por me duhej kohë për ta analizuar . Shpresoj të arrijmë në një akord dhe të rikthehemi sa më shpejt tek sukseset ‘’, ishin këto fjalët e 35 vjeçarit. Faktikisht , pavarësisht performancës jo në nivelin e pritur të Juventusit, ishi i Fiorentinës e ka lënë të kënaqur trainerin Massimilliano Allegri , lojtar që e ka përfunduar sezonin me 2 gola dhe 4 asiste në 47 sfida. Duhet shtuar se situata të tilla në futboll konsiderohen normale por gjithsesi Juventusi mbetet një rival tejet cilësor , sidomos në Scudetto, kampionat në të cilin në të kaluarën u shpall kampion për nëntë sezone rradhazi.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy