Bare i pafat, mbyll sezonin dhe humb ndeshjet me Shqipërinë

Bare i pafat, mbyll sezonin dhe humb ndeshjet me Shqipërinë

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, ka mbyllur sezonin futbollistik. Lojtari ka pësuar një dëmtim në gju dhe mediat spanjolle raportojnë se dëmtimi është serioz, pasi ka prekur edhe ligamentin.

Në këtë situatë, Bares do i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar dhe sezoni për të është mbyllur. Përveç ndeshjeve të kampionatit me Espanyol, 24-vjeccari ka humbur edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve me Shqipërinë, pasi pritet të rikthehet në fushë në muajin korrik.

Në këtë sezon, mesfushori është aktivizuar në 25 ndeshje me fanellën e Espanyol në elitën e futbollit spanjoll ndërsa në 18 prej tyre është preferuar nga minuta e parë duke rezultuar një element i rëndësishëm për katalanasit që e kanë konfirmuar Baren pjesë të tyre edhe për vitin e ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy