
Ecuria e Declan Rice duket se do të finalizohet me një transferim bombastik në merkaton e verës.
Nëse i referohemi progresit të mesfushorit , arrihet në konkluzionin se do të jetë një ndër protagonistët në Premier League gjatë kësaj periudhe.
Arsenali shikohet si favorit për yllin e West Hamit , ekip që si duket do të pasojë rivalët e Chelseat, të cilët shpenzuan 121 milionë euro për Enzo Fernandez.
Spanjolli Mikel Arteta e konsideron një element të domosdoshëm për të ardhmen e ‘’ Topchinjve ‘’ , drejtuesit e të cilëve kanë hapur thesin dhe janë të gatshëm të ofrojnë 134 milionë euro për 24 vjeçarin.
Verën e kaluar londinezi ishte shumë afër kalimit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ por tanimë rivalët direktë duket se kanë fituar terren dhe pritet që në fundin e sezonit aktual kjo histori të marrë zgjidhje.
Sezoni aktual është i shtati tek ‘’ The Hammers ‘’ dhe gjatë kësaj periudhe është shëndërruar në një ndër më të mirët e Premier Leagues dhe gjithashtu të trainerit David Moyes.



