
Tek Bayerni kanë filluar spastrimet dhe Corentin Tolisso është një ndër më të avantazhuarit për të lënë ‘’ Allianz Arenan ‘’ në fundin e sezonit .
Ekipi i Milanit prej kohësh ka filluar sulmin për të gjetur një zëvëndësues për Franck Kessien dhe duke qenë se për objektivin Renato Sanches po luftohet fuqishëm , kuqezinjtë i kanë marrë parasysh të gjitha dhe kanë preferuar të tregohen të kujdesshëm duke deklaruar opsionin B nëse do të dështojnë për portugezin.
Pas Interit dhe Atletico Madridit , ‘’ Djalli ‘’ mendon se e ka forcën për të dyluftuar me ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe zikaltërit për mesfushorin e Bayern Munchenit .
Ekipe si Manchester City, Real Madridi dhe Paris St Germain ia bëjnë shumë të vështirë punën italianëve për të firmosur me Renato Sanchezin dhe Paolo Maldini ka reaguar menjëherë sepse është koshient se potenciali i tyre nuk mund të krahasohet me ekipet e lartpërmendura dhe Corentin Tolisso shikohet një alternativë që mund ti rezultojë efektive Stefano Piolit duke qenë se ishi i Lyonit është një lojtar me shumë eksperiencë si në kampionat ashtu edhe në Europë dhe Milani ka nevojë për individë që mund të bëjnë diferencën në të ardhmen .
Gjigandët e Italisë dhe jo vetëm prej kohësh i kanë ndezur motorrët sepse duan të dominojnë në Scudetto dhe Champions League , kompeticion prej të cilit u larguan me kokën ulur në sezonin aktual por do të rifuten në të ardhshmin me shpresa të rinovuara dhe me një eksperiencë ndryshe për vetë faktin e paraqitjeve dinjitoze në Serinë A.
Mbetja në prapavijë me bavarezët mund ti vërë kapakun eksperiencës në Bundesligë dhe Milani i ka ofruar një tjetër shans që i vlen për vijimin në elitën e futbollit , tek një ndër ekipet më të famshme të historisë .



