Vendimet e Disiplinës, dënohet trajneri i Bylisit

Vendimet e Disiplinës, dënohet trajneri i Bylisit

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar këtë të mërkurë vendimet, në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.

Trajneri i Bylisit, Naci Sensoy është dënuar me dy ndeshje pezullim, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit.

Kukësi është dënuar me gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve ndaj Tiranës, ndërsa Egnatia U-21, humb në tavolinë ndeshjen ndaj Vllaznisë, pasi nuk u paraqit në fushë.

VENDIMET:

  1. Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy