
Situata e Donny van de Beek tek Manchester United sa vjen edhe bëhet më shqetësuese . Hollandezi e ka humbur protagonizmin tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe prej kohësh nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskajer . Transferimi nga Ajax Amsterdami në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ për 40 milionë euro u konsiderua një goditje cilësore nga 20 herë kampionët e Premier Leagues por koha nuk i ka dhënë të drejtë anglezëve duke e shëndërruar në një dështim total.
Mospërfshirja në skemat e norvegjezit e ka lodhur tej mase mesfushorin i cili kërkon ta finalizojë këtë eksperiencë dhe të fillojë ashtu siç duhet një tjetër .
Loja e mrekullueshme me Ajax Amsterdamin vijon ti sigurojë pretendentë të njohur si Everton , Milan dhe Juventus .
Dështimi në merkaton e kaluar i ka forcuar anglezët dhe ka ringjallur besimin se në tentativën e dytë ekipi nga Liverpooli do ta transferojë 24 vjeçarin në ‘’ Goodison Park ‘’.
Për sa i përket kuqezinjve duhet theksuar se dështimet e njëpasnjëshme mbi rinovimin e kontratës me Franck Kessien kanë impulsuar vlerësimin e kësaj alternative që mund ti prodhojë shumë benefite skemave të Stefano Piolit . Drejtuesit e italianëve kanë deklaruar se do të provojnë të gjitha mënyrat për ta transferuar në merkaton dimërore talentin e kombëtarës së ‘’ Tulipanëve ‘’.
Ndërsa ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ i qëndron besnike vendimeve të marra me rikthimin e Massimiliano Allegrit , trainer që ka ndryshuar krejtësisht atmosferën tek bardhezinjtë . Ish kampionët e Scudettos për 9 sezone rradhazi janë të sigurtë së prezenca e Donny van de Beek do të përmirësote funksionimin e mesfushës por paraprakisht do ti duhet të fitojnë garën me Milanin dhe Evertonin .
Me vetëm 6 minuta aktivizim në Premier League dhe 45 në Champions League arrihet në konkluzionin se eksperienca me Manchester United ka prekur fundin dhe alternativat e deritanishme mbeten shumë motivuese për të ardhmen.



