
Gjatë javëve të fundit drejtuesit e Juventusit kanë avancuar si duhet në lidhje me arritjen e një objektivi.
Mason Greenwood është një ndër të preferuarit e Thiago Mottas për të ardhmen, për të cilin sipas ‘ Sky Sport ‘ thuhet se drejtori sportiv Cristiano Giuntoli është afër transferimit të tij në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ është shtuar për arsye të sezonit të shkëlqyer të ishi-t të Manchester United tek Getafe, një ekip mesatar në La Liga.
Ecuria me spanjollët e ka shtuar interesin e pretendentëve për 22 vjeçarin, i cili premton shumë për të ardhmen.

Siç dihet ish rekordmenët e Serisë A janë në rindërtim e sipër, pas disa viteve në prapavijë në lidhje me titujt, edhe pse në sezonin e shkuar e fituan Kupën e Italisë.
Kontrata e Mason Greenwood me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ përfundon në qershorin e 2025-sës por vlera e kartonit prej 30 milionë eurosh mund t’ia lehtësojë rrugën Juventusit për t’ia arritur qëllimit.
Kjo skuadër do të nisë një tjetër etapë me Thiago Mottan si trainer, i cili impresionoi duke e kualifikuar Bolognan në grupet e Champions Leagues për sezonin vijues.
Gjatë huazimit tek madrilenët, Mason Greenwood performoi në lartësinë e duhur, i cili gjeti në 10 raste rrugën e rrjetës, shoqëruar me 6 asiste në 36 sfida.



