
Largimi i Stefano Piolit në fundin e sezonit po i shton përpjekjet e drejtuesve të Milanit për gjetjen e një zëvëndësuesi për të ardhmen.
I famshmi Zlatan Ibrahimovich në bashkpunim me Geoffrey Moncadan po japin më të mirën e tyre për ta shëndërruar ‘’ Djallin ‘’ në një rival të frikshëm në Itali dhe Europë.
Momentalisht po analizohen dy emra të tjerë për stolin e shtatë herë fituesve të Champions Leagues dhe flitet për Sergio Conçeiçao dhe Paulo Fonsecan.
Ish mesfushori i Interit numëron disa trofe me Porton, ndër të cilët mund të përmendim tre Kampionate, tre Superkupa, tre Kupa dhe një Kupë Lige.
Kurse bashkombasi i tij ka arritur të fitojë një Superkupë Portugalie me Porton, një Kupë me Bragën, tre kampionate me Shakhtar Donetsk, tre Kupa dhe një Superkupë të Ukrahinës.
Kurrikulimi i tyre sigurisht përkon me pretendimet e Milanit, një ekip i cili ndër vite është mësuar me fitimin e trofeve, në çdo kompeticion pjesëmarrës.



