Sulejman Starova tregon problemin e Partizanit

Sulejman Starova tregon problemin e Partizanit

Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Partizani e ka problemin te sulmi. Starova thotë se të kuqtë zotërimin e topit e kanë, por shton se finalizimi nuk bëhet siç duhet.

“Partizani ka treguar se është dominues në zotërimin e topit. Kemi rënë dakord që problem aty është sulmi, finalizimi. Të gjithë pretendentet janë me probleme deri tani, nga ajo që kemi parë në këtë fillim kampionati. Nuk e shikojmë në asnjë vend të botës për të folur për tentativat për driblim. Skënderbeu nuk mund të luajë dot ballë-përballë dhe ia lë ta mbajë topin Partizani, por rezultatin ia mori. Partizani e ka pasur keq, sepse dy ndeshje i ka nisur në disavantazh. Komplimente për Kukësin që është në vend të parë. Ka shënuar më shumë se të gjitha skuadrat, E kishte mundësinë të fitonte me Laçin. Humbi mundësinë për të thelluar diferencën me rivalët. Pashë që në fazën difensive edhe Kukësi ka probleme. U pa edhe te goli i dytë i Laçit. Kryeson me meritë.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy