
Realdo Fili, ishte një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, ku shënoi edhe gol.
Pas ndeshjes, për MCN TV, Fili deklaroi se i kishte munguar rikthimi në Superiore, ndërsa shtoi se Tiranë është skuadra që ai pëlqen më shumë për t’i shënuar.
Më pëlqen t’i shënoj Tiranës, është skuadra që më pëlqen më shumë t’i shënoj. Më kishte munguar Superiorja, shpresoj që të vazhdoj me ritme të mira, me gola me asiste duke bërë detyrën.
Objektivi personal është që të arrij të jap sa më shumë, të tregoj nivel të lartë, të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste.
Kam një keqardhje, duhet të kishim fituar. Kam qenë gjithë javën duke i dhënë besim ekipit. Shpresoja që të shënoja më shumë se një gol. Kam keqardhje, e ndjeja që mund të jepnim edhe më shumë dhe mund të meritonim edhe më shumë.



