Siljanovski: Te Dinamo kemi formuar një familje, derbin mund ta vendosë edhe një episod

Siljanovski: Te Dinamo kemi formuar një familje, derbin mund ta vendosë edhe një episod

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Partizanit, para mediave ka folur mbrojtësi i Dinamos, Goran Siljanovski. Ky i fundit është shprehur se te “Nëndetësja” konkurrenca është shumë e madhe, por të gjithë kanë formuar një familje. Në lidhje me derbin, mbrojtësi u shpreh se është një ndeshje e cila mund të vendoset edhe nga një episod.

Rezultatet flasin vetë. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe lojtarët, stafi, trajneri dhe presidenti kemi formuar një familje. Kemi punuar fort që nga dita e parë. Duke qenë bashkë, na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi. Gjithashtu, me kalimin e ndeshjeve besojmë se do të arrijmë edhe rezultatet pozitive.

Partizani është një skuadër e mirë që luftojnë për titullin. Ka lojtarë shumë kualitativ që mund të vendosin këtë ndeshje. Në derbi nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit, pasi një episod mund ta vendosë rezultatin.

Kur isha te Flamurtari, konkurrenca nuk ishte kaq e madhe. Tani luajnë të gjithë për të fituar çdo ndeshje. Konkurrenca është rritur ndjeshëm në krahasim me të shkuarën. Mbrojtja jonë nis që nga lojtarët e sulmit, Ibraimi e Chinedu.

E gjithë skuadra luan bashkë si për të shënuar edhe për të mbrojtur. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi pësuar vetëm një gol. Është e gjitha meritë e skuadrës. Për mua Dinamo është skuadra më e mirë, mirëpo këtë duhet ta provojmë në fushë javë pas jave.”, u shpreh Siljanovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy