
Marcus Thuram, është prezantuar këtë të shtunë, si lojtari më i ri i Interit. Në fjalët e para si zikaltër, sulmuesi francez deklaroi se është shumë i lumtur, ndërsa shtoi se shpreson të shënojë sa më shumë gola. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, sot është një ditë e mrekullueshme. Unë e kam parë Serie A që kur isha i vogël dhe pashë shumë kampionë. Ardhja në Serie A është si të kthehesh në shtëpi për mua. Serie A ka ndryshuar shumë që kur ka luajtur babai im. Por ai më ka dhënë shumë këshilla, si baba. Ai më tha të luaj me gëzim, të përfitoj nga momenti dhe të shijoj çdo moment, sepse ëndrra ime është realizuar. Shpresoj të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të fitoj shumë.”, u shpreh Thuram.



