Të tjera probleme për Reja-n, largohen tre futbollistë të dëmtuar nga Kombëtarja

Të tjera probleme për Reja-n, largohen tre futbollistë të dëmtuar nga Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit të dielën do të ketë shumë mungesa në organikë. Si të mos mjaftonte vendimi i Reja-s për të lënë jashtë grumbullimit pesë lojtarë kryesorë, apo mosardhja e disa futbollistëve për shkak të pandemisë, sot FSHF ka njoftuar se do të mungojnë edhe tre sportistë të tjerë për shkak dëmtimesh.

Bëhet fjalë për portierin Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj. Ndërkohë lajmi i mirë është se dy klube kanë lejuar më në fund futbollistët të grumbullohen me kombëtaren. Bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, por edhe për sulmuesin e Juventusit Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy