
Në orët e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë bërë një hap të suksesshëm në lidhje me të ardhmen.
Ajay Tavares ka vendosur ta vijojë karrierën tek ‘’ Los Cules ‘’, i cili i dha fund etapës me Norwich City-n.
Anglezi aktivizohet si mesfushor i djathtë, një siklet për çdo rival. Natyrisht Championship mbetet një ndër ligat më kompetitive, aty ku për të fituar një vend si titullar konsiderohet tejet e vështirë.
Per Ajay Tavares po luftonin disa ekipe por numri një i kuq e bluve veproi më shpejt duke siguruar kalimin e tij në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.
Mendohet që fillimisht 16 vjeçari do të provojë veten në ekipet e moshave me qëllimin e adaptimit në Primera Division.
Ekspertët e Barcelonës konsiderojnë se s’duhet të nxitohen në lidhje me lojtarin në fjalë dhe se duhet ti japin kohën e mjaftueshme për tu shprehur në fushën e blertë.
Të jesh pjesë e ish fituesve të Champions Leagues sidomos në këtë moshë flet qartazi për vlerat e talentit britanik i cili po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm në karrierë.



