
Qeveria më e lartë e futbollit Botëror, FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e përditësuar, për kombëtaret. Nuk na ndryshim pozicionesh për Shqipërinë, që mbetet në vendin e 66-të, me 1362 pikë, ashtu siç ishte edhe në përditësimin e fundit të bërë nga FIFA.
Nuk ndryshon në renditje as Kosovë, që mbetet në vendin e 120-të me 1151 pikë. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, vendin e parë e mban Belgjika, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili. Pesëshja e parë mbyllet nga Anglia dhe Portugalia.



