Momente paniku në Holandë, shembet tribuna ku po festonin tifozët (VIDEO)

Momente paniku në Holandë, shembet tribuna ku po festonin tifozët (VIDEO)

Vitesse mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti minimalisht skuadrën e Nijmegen.

Megjithatë përveç fitores, ajo që ndodhi në fundin e takimit, ngjalli panik tek të gjithë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm. Teksa po festonin fitoren me lojtarët e tyre, tifozëve të Vitesse, iu shembet tribuna, mbi të cilën qëndronin.

Për fat të mirë nuk kishte dëmtime në njerëz, kjo edhe për shkak se tribuna, isha shumë afër me tokë, mbi të cilën ishte ngritur.  

Ngjarja ndodhi në stadiumin “De Gofert” me një kapacitet prej 12.500 personash. Impianti është ndërtuar në vitin 1939, ndërkohë që përfaqësuesit e klubit informuan se muaj më parë u bë inspektimi vjetor i ndërtesës, ku rezultoi se gjithçka ishte konform rregullave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy