Dy opsione për sulmin e Milanit

Dy opsione për sulmin e Milanit

Një ndër prioritetet e drejtuesve të Milanit në këtë merkato verore vijon të jetë përforcimi i fazës ofensive. Stefano Pioli po kërkon një zëvëndësues ideal për Olivier Giroud dhe fillimisht drejtuesit e përqëndruan vëmëndjen tek Hugo Ekitike dhe Armando Broja. Gjithsesi italianët nuk e kanë lënë me kaq dhe së fundmi listës i janë shtuar edhe dy emra të tjerë si Sardar Azmoun i Bayer Leverkusenit dhe Luka Jovic i cili aktivizohet në rradhët e Fiorentinës. Vlera e kartonit të tyre konsiderohet e përballueshme nga kuqezinjtë dhe në rastin e iranianit duhet thënë se nëse do të transferohet në ‘’ San Siro ‘’ do të ishte eksperienca e parë në Itali. Në sezonin e kaluar shtatlarti i ‘’ Aspirinave ‘’ u aktivizua në 1200 minuta lojë shënoi 4 gola dhe kontriboi me 4 asiste ndërsa serbi e përfundoi atë me 13 gola dhe 3 asiste në 50 sfidat e zhvilluara me ‘’ Vjollcët ‘’. Objektivi i Milanit vijon të jetë fitimi i Scudettos pa e anshkaluar vëmëndjen në asnjë moment nga Champions League dhe Stefano Pioli beson se me mbërritjen e një sulmuesi cilësor skuadra do të jetë e kompletuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy