Capello: Interi favorit, Juventusi mendon për të tashmen. Milanin e penalizon diçka

Capello: Interi favorit, Juventusi mendon për të tashmen. Milanin e penalizon diçka

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka bërë një parashikim  të tij, për sezonin e ardhshëm në Serie A. Duke folur për “Il Giornale”, Capello deklaroi se Interi është bërë shumë i fortë dhe me afrimin e Lukakut, janë favoritë.

Për Juventusin, ai tha se po ndërton një ekip të mirë dhe mendojnë për të tashmen, ndërsa për Milanin u shpreh se vonesat po i penalizojnë kuqezinjtë.

Duke qenë se është ende shumë herët pasi kanë mbetur edhe dy muaj deri në mbylljen e merkatos, por mendoj se Interi ishte tashmë shumë i fortë dhe me ardhjen e Lukakut bëhet favorit.

Edhe Juventusi më duket se po ndërton një ekip të mirë, ata kanë ide të qarta për atë që duan dhe po mendojnë për lojtarët për të tashmen dhe jo vetëm për të ardhmen.

Milani gjithashtu kishte ide të qarta për atë që kishte nevojë, por kjo vonesa po e penalizon dhe e njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Sarri, Mourinho dhe Spalletti duhet të rikonfirmojnë cilësitë e tyre këtë vit, nuk ka më justifikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy