
Duke ditur se prapavija ndër vite i ka shkaktuar jo pak probleme Real Madridit, gjatë merkatos verore por punohet me shumë përkushtim për t’ia vënë pikën kësaj historie.
Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë zgjedhur Bayern Munchenin, skuadër me të cilën aktivizohet Dayot Upamencano.
26 vjeçari ka zhvilluar katër sezone në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe ka spikatur në secilin prej tyre.
Duhet evidentuar se të qënit titullar tek bavarezët është jo e lehtë por ia ka dalë dukë e bërë krenar trainerin Vincent Kompany.
Referuar ‘’ Los Blancos ‘’ duhet thënë se mbetja ne prapavijë në lidhje me titujt vijon të jetë një shqetësim për presidentin Florentino Perez por koha do ta tregojë nëse ka gabuar apo jo me zgjedhjen e Xabi Alonsos si trainer.
Ishi i Leipzigut është rritur në çdo aspekt dhe në vijimësi pritet oferta e kreut të ‘’ Los Merengues ‘’.
Ish rekordmenët e Bundesligës ende nuk e kanë arritur marrëveshjen e rinovimit me Dayot Upamencanon dhe pikërisht në këtë moment interesi i spanjollëve mund ta ndryshojë rrjedhën e historisë.



