
Klubi spanjoll, Atletico Madrid është nxjerrë në shitje. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Gli Marin dhe Enrique Cerezo, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për shitjen e klubit madrilen.
Eliminimi nga Champions League dhe forma jo e mirë e skuadrës në vitet e fundit, mund të ketë shtyrë pronarët që të marrin këtë vendim.
Thuhet se shifra që kërkohet për shitjen e Atletico Madrid është 1 miliard e 350 milionë euro.
Nëse klubi shitet për këtë shifër, jo të gjitha paratë do të shkojnë në arkat e pronarëve, por disa prej tyre, do të shkojnë edhe për shlyerjen e borxheve që Atletico Madrid ka prej vitesh.



