
Zërat për një largim të mundshëm të Marco Asensios nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë shtuar së fundmi dhe drejtuesit e Real Madridit menjëherë kanë reaguar .
‘’ Galaktikët ‘’ e kanë të qartë se kush mund ta zëvëndësojë spanjollin nëse nuk do të arrijë rinovimin e kontratës, e cila përfundon në 30 qershorin e 2023-shit.
Leroy Sane vlerësohet një alternativë për të ardhmen e ofensivës së spanjollëve pasi transferimi i Sadio Manes tek Bayern Munchen nuk i ka lënë shumë hapësira gjermanit, për të cilin është hapur një derë .
26 vjeçari nuk bën pjesë në planet e trainerit Julian Nagelsmann dhe zgjidhja më e mirë është largimi nga ‘’ Allianz Arena ‘’ për të mos ngelur në prapavijë.
Megjithatë dyshimet vijojnë në lidhje me të ardhmen e ish mesfushorit të Mallorcas, i cili mund ti japë lamtumirën ‘’ Los Blancos ‘’ me parametër zero në fundin e këtij sezoni.
Duhet pritur sepse pjesa e mbetur e tij mund ta ndryshojë tërësisht këtë situatë por gjithsesi Carlo Ancelotti e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen e repartit të avancuar.



