
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te Napoli, mbrojtja e të cilëve këtë sezon ka shfaqur shumë siguri.
Rrahmani është titullar i padiskutueshëm dhe te klubi italian duan të zgjasin bashkëpunimin. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2024, por ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Te Napoli duan të ulin pagat e lojtarëve, por vetë Rrahmani nuk është dakord me këtë dhe për këtë arsye negociatat janë ndalur.



