Karim Benzema, i ka dhënë lamtumirën Real Madrid këtë të martë.
Në konferencën e lamtumirës, sulmuesi francez, nuk i mbajti dot lotët, ndërsa deklaroi se kishte menduar ta mbyllte karrierën te madrilenët, por në jetë vijnë mundësi të tjera.
Real Madrid ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë familja ime dhe gjithmonë do ta ndjek. Ideja ime ishte të rinovoja dhe ta mbyllja këtu karrierën, por ndonjëherë në jetë vijnë disa shanse të tjera. Ishte një rrugë e gjatë dhe shumë e mirë.
Benzema do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad, aty ku e pret një kontratë e majme, me 400 milionë euro, për dy sezone.



