Memelli: Partizani si të tjerët, na ka munguar fati dhe pikët

Memelli: Partizani si të tjerët, na ka munguar fati dhe pikët

Skënderbeu luan një ndeshje të vështirë ditën e nesërme, teksa pret në Korçë Partizanin. Bardhekuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe nesër do të kërkojnë kthesën. Në prag të kësaj sfide, para mediave, ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli. Ky i fundit u shpreh se skuadrës i ka munguar fati dhe pikët në javët e fundit.

Në lidhje me ndeshjen e nesërme, ai tha se si Partizani ashtu edhe skuadrat e tjera, janë shumë të vështira në këtë fazë të kampionatit.

“Kampionati do të jetë i vështirë deri në javët e fundit. Përpos kësaj, edhe skuadrat e tjera kanë problemet e tyre dhe vështirësitë e tyre. Në këtë moment jemi në një pozicion jo komod, por që kam besim se bashkë me lojtarët do të dalim nga ky moment në këto javë. Na ka munguar fati, por dhe pikët. Shpresoj që të vijnë dhe pikët, pasi loja në tre ndeshjet e fundit ka qenë e mirë. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë dhe do mundohemi të bëjmë sa më pak gabime në këtë fazë që jemi.

Çdo kundërshtar është i vështirë. U kam thënë që nuk do t’i vija emra asnjë skuadre. Ndeshje pas ndeshje kampionati bëhet akoma dhe më i vështirë.

Çdo kundërshtar në këtë kampionat, edhe ata që janë në fillim dhe ata që janë në fund, janë kundërshtarë të vështirë. Nuk është e lehtë që të fitosh në kampionatin tonë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë e shpresojmë që të marrim maksimumin. 

Skuadra duhet të ketë qetësinë e duhur që na ka munguar në ndeshjet e fundit.  Të minimizojmë ato gabime që kemi bërë nga ana individuale. Shpresoj që forca e grupit të dalë në pah dhe të fillojmë me rezultatet pozitive që kemi pasur atë periudhë kur po ecnim mirë. Nuk duhet të harrojmë që na mungojnë disa lojtarë për shkak dëmtimesh, skuadra ishte mësuar me lojën e tyre.

Meksi është jashtë këtë javë për shkak se ka probleme në kavilje. Vitija, Moraes dhe Vrapi shpresojmë që të na bashkohen javën e ardhshme. Do të flasim me stafin mjekësor dhe uroj që sa më parë të bashkohen me grupin”, u shpreh Memelli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy