Në Maqedoninë e Veriut, u luajtën ditën e sotme 6 ndeshje, të vlefshme për javën e 13-të.
Shkëndija fitoi derbin e shqiptarëve, teksa mposhti minimalisht Renovën. Golin e vetëm të takimit e shënoi ish-sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri.
Ndërkohë Shkupi pësoi humbjen e parë, pas plot 8 fitoreve radhazi. Bardheblutë u mposhtën 2-1 nga Makedonija GP.
Struga mposhti mimimalisht Pelisterin në transfertë, falë golit të shënuar nga Maleski në minutën e 27-të.
Në ndeshjet e tjera, Tikves triumfoi 2-1 ndaj Borec, Akademija Pandev mposhti 0-3 Rabotnickin, ndërsa Bregalnica fitoi 2-1 me Skopje.



