
Ashtu siç është bërë me dije në çdo merkato ekipet nga Arabia Saudite po vijojnë të jenë prezentë.
Potenciali në aspektin ekonomik i jep automatikisht një avantazh në lidhje me transferimin e lojtarëve që kanë bërë bujë deri më tani në Europë.
Pjesë e tyre është edhe Julian Alvarez, komponent i cili ka bërë diferencën tek Atletico Madridi.
Por, në sezonin e dytë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ka mbetur disi në prapavijë në krahasim me pararendësin, fakt shqetësues për Diego Simeonen.
Bëhet fjalë për Al-Ahli, ekip i cili medoemos kërkon shërbimet e golashënuesit nga Calchin i Kordobas.
Presidenti Ron Gourlay ka bërë gati çekun prej 100 milionë eurosh për 25 vjeçarin, shifër që po analizohet nga ai i ‘’ Los Colchoneros ‘’ Enrique Cerezo.
Me këtë hap reflektohet qartësisht interesi për fituesin e Botërorit të Katarit me Argjentinën i cili gjithsesi përbën një kërcënim për çdo rival.
Mbetet për tu parë vendimi që do të merret nga kryeqytetasit duke patur parasysh edhe ulje-ngritjet e ishi-t të Manchester City-t deri më tani.
11 gola dhe 5 asiste në 24 sfida numëron Julian Alvarez, statistikë jashtë pritshmërive referuar cilësive të tij, edhe pse presioni tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është shumë i madh.



