Tashmë është zyrtare, Genoa kalon në pronësinë e grupit amerikan “777 Partners”. Pasi u arrit marrëveshja, presidenti Enrico Preziosi e shiti klubin te amerikanët.
Kështui Genoa bëhet klubi i gjashtë i Serie A, i cili kalon në pronësinë e amerikanëve, pasi të njëjtënj gjë më parë kanë bërë edhe Milani, Roma, Fiorentina, Venezia dhe Spezia.
“Grupi i ri i pronarëve, i cili do të marrë 99.9 për qind të kapitalit aksionar të Genoa, do të paguajë kapital të ri në klub dhe do të marrë disa detyrime të lidhura. 777 Partners do të përdorin ekspertizën e tyre në sporte, media dhe industri argëtuese për të ndihmuar në komercializimin e mëtejshëm të operacioneve të klubit. Pronari i mëparshëm, Enrico Preziosi, do të mbetet në bordin e drejtorëve, ndërsa drejtori Alessandro Zarboni do të vazhdojë të menaxhojë operacionet e përditshme të klubit”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.



