Shoferi i Formula 1 Lewis Hamilton duhet të presë një javë të paktën për t'u bërë kampioni i parë katër herë i Britanisë së Madhe. I nisur nga pole-position piloti anglez triumfoi në Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar suksesin e 5-t në 6 garat e fundit dhe të 9-tin sezonal.
Hamilton u ngjit në kuotën e 331 pikëve dhe tashmë tre gara përpara fundit ka nevojë për vetëm 9 pikë nga 75 në dispozicion për t’u shpallur zyrtarisht kampioni i ri i Botës në Formula 1.



