
Sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, i surprizoi të gjithë pak javë më parë, teksa u transferua në SHBA, te skuadra e New England Revolution në MLS.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Vrioni shpjegoi se arsyeja për këtë lëvizje, ishte trajneri dhe klubi, të cilët shfaqën besim të madh tek ai dhe e bindën të transferohet aty.
Pas përfundimit të sezonit, interesim për ua shfaqën shumë skuadra. Por pas një telefonate që kisha me trajnerin Bruce Arena, u binda që të vij këtu. Pashë që klubi kishte besim të madh te mua dhe kjo ishte arsyeja pse unë pranova menjëherë të vij këtu.
Tani do të jap më të mirën këtu dhe të bëj ato që më thotë trajneri. Do përpiqem të shënoj sa më shumë gola, ky është qëllimi im. Nuk e di për të ardhmen, unë jam i përqendruar te e tashmja. Ky është një ekip i mrekullueshëm, një familje e mrekullueshme, do të jap gjithçka këtu.



