
Vllaznia ka prezantuar këtë të mërkurë, fanellat e reja, për sezonin 2023-2024.
Te fanella e parë, mbetet ngjyra kuqeblu, ndërsa fanella e dytë do të jetë e bardhë. Fanella e tretë do të jetë e zezë, me ngjyrat kuqeblu që krijojnë shkronjën “V” në pjesën e përparme.
Gjithashtu Vllaznia e nis sezonin edhe me sponsor të ri në fanellë, te pjesa e përparme.
Sa i përket kampionatit, shkodranët do të nisin të shtunën, teksa presin në shtëpi skuadrën e Kukësit.



