Pochettino opsion për stolin e United

Pochettino opsion për stolin e United

Ashtu sic parashikohej , humbja në derbi kundër Manchester City-t e ka perkeqësuar gjendjen e  Manchester United dhe sidomos të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer .

Pas barazimit  në mesjavë në Bergamo u mendua se norvegjezi mund të merrte një rezultat pozitiv edhe në derbi por kjo gjë s’ka ndodhur . Sipas ‘ Daily Express ‘ disfata 0-2 i ka ndërgjegjësuar   ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  për hapat vijues të cilët në përmbajtjen e tyre kanë si kryefjalë kapërcimin e kësaj periudhe të vështirë dhe ai i pari është konsolidimi i stolit .

Pa dyshimin më të vogël që 20 herë kampionëve të Premier Leagues i nevojitet një kockë e fortë në pankinë i cili ka shijuar eksperienca të ndryshme dhe i ka kurorëzuar me suksese .

Për ta mbyllur këtë kapitull alternativa më koherente momentalisht mbetet Mauricio Pochettino. Argjentinasit i mbetet akoma punë për të bërë tek Paris St Germain por në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ po mbizotëron heshtja dhe duhet menjëherë një lider për ti dhënë një tjetër funksionim projektit që lidhet me rikthimin në skuadrën që la shenjë në të kaluarën në çdo kompeticion. 

49 vjeçari  e njeh shumë mirë futbollin anglez në tërësi dhe Manchester United në veçanti dhe do të ishte ideal për stolin por nga ana tjetër duhet konsideruar edhe përgjigjja e parizienëve pavarësisht situatës urgjente në të cilën ndodhen gjigandët e Premier Leagues .

Krijimi i një skuadre yjesh falë sakrificave të Nasser Al Khelaifit meriton një dorë të hekurt dhe  Mauricio Pochettino është një trainer i privilegjuar sepse ka një mundësi të artë për ti dërguar ‘’ Les Pariziens ‘’ në majën e Europës pasi objektivi i tyre është fitimi i Champions Leagues për të qenë krejtësisht të kompletuar në aspektin e trofeve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy