Tielemans në radarët e Interit

Tielemans në radarët e Interit

 Pas Real Madridit dhe  Arsenalit , luftës për të përfituar shërbimet e Youri Tielemans i është bashkuar edhe Interi .

Zikaltërit i kanë vënë në presion  ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ duke besuar se mund të arrijnë akordin me belgun gjatë merkatos vijuese.

Simone Inzaghi e vlerëson shumë kontributin e 24 vjeçarit tek Leicesteri me objektivin e përforcimit të repartit të mesfushës, në të cilin italianët gëzojnë prezencat e lojtarëve cilësorë si përshembull Nicolo Barrella apo Marcelo Brozovic.

Kontrata e ishi-t të Anderlecht me ‘’ The Foxes ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe ish kampionët e Serisë A janë të ndërgjegjshëm se Youri Tielemans nuk do të rinovojë me anglezët dhe që nga 1 janari i vitit vijues do të jetë i lirë për të firmosur me cilindo klub që dëshiron, me parametër zero .

Projekti i Interit vijon si gjithmonë shumë ambicioz , drejtuesit e të cilit nuk dëshirojnë të humbasin terren por të rikthejnë përsëri buzëqeshjen në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ me rikthimin tek titulli në Serinë A dhe pse jo të kthejnë historinë në favorin e tyre edhe në Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy