Ronaldos i mbyllet dera edhe nga Sporting Lisbona

Ronaldos i mbyllet dera edhe nga Sporting Lisbona

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United në merkaton e janarit dhe kjo duket diçka e sigurt.

Pas deklaratave të portugezit, duket e pamundur që ai të vazhdojë ende te United. Sulmuesi ka filluar të mendojë për skuadrën e re dhe emrat që janë përmendur kanë qenë të shumtë. Një nga skuadrat e përmendura, ka qenë edhe Sporting Lisbona, skuadër nga ku ka dalë si lojtar Ronaldo.

Megjithatë ka qenë presidenti i klubit portugez, Frederico Varandes, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se skuadra e tij nuk do e transferojë Ronaldon, duke thënë se nuk ekziston asnjë mundësi për këtë.

Asnjëherë nuk jemi marrë më mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos. Trajneri ynë masakrohet sistematikisht në çdo konferencë për shtypin që prej fillimit të sezonit, por janë thashetheme të cilat nuk dua t’i ushqej.

Cilësojeni të përfunduar çështjen e kalimit të Ronaldos te Sportingu. Ne të gjithë e ëndërrojmë rikthimin e tij, por nuk është e mundur të realizohet.

Është e rëndësishme të ruhet trashëgimia historike dhe unike që Cristiano Ronaldo do të lërë në sportin botëror, ju pëlqen apo jo. Unë e shoh atë si futbollistin më të mirë portugez të të gjitha kohërave, një nga më të mirët në historinë e futbollit botëror dhe ai do të jetë gjithmonë flamur i akademisë së Sportingut. Është krenari për të gjithë tifozët e Sportingut që kanë trajnuar lojtarin më të mirë portugez të të gjitha kohërave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy